×
  • Lajme
  • Insajderi

    Reagon Bashkimi Evropian pas sulmit brutal ndaj gazetarit Visar Duriqit

    Insajderi
    25 February 2021 - 13:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka reaguar pas sulmit brutal nga tre persona ndaj gazetarit hulumtues dhe autorit të InDoks, Visar Duriqit.

    Zyra e BE-së ka apeluar tek autoritetet që të hetojnë shpejt incidentin dhe të sjellin sulmuesit para drejtësisë.

    Tutje në reagimin e tyre thuhet se Gazetarët duhet të kenë mundësinë për të punuar në një ambient të lirë dhe të sigurt.

    “Thellësisht të shqetësuar nga sulmi ndaj gazetarit hulumtues Visar Duriqi. Gazetarët duhet të kenë mundësinë për të punuar në një ambient të lirë dhe të sigurt. Bëjmë apel tek autoritetet që të hetojnë shpejt incidentin dhe të sjellin sulmuesit para drejtësisë”, thuhet në reagimin e BE’së.

    Sulmi fizik ndaj Visar Duriqit, është bërë nga tre persona ende të panjohur. Tre persona e kishin pritur gazetarin Duriqi, para hyrjes së banesës së tij.

    Pas deklaratës në polici, Duriqi ka thënë për media se rrahja ka zgjatur rreth një minut e gjysmë, ndërsa sulmi ka nisur nga një person fillimisht, më pas janë përfshirë edhe dy të tjerë.

    Ai tha se i ka katër dhëmb të thyer, nofullën dhe hundën të dëmtuar, si dhe lëndime të tjera.

    Duriqi pohon se kërcënime ka pranuar nga viti 2014-të, teksa shton se sulmi mund të ketë ardhur për shkak të punës së tij në dokumentarin hulumtues që e transmeton në TV dhe media online.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark