×
  • Lajme
  • Lajme

    Reagon Bekim Jashari: Besarta nuk do të jetë pjesë e asnjë liste elektorale të asnjë partie politike

    Insajderi
    11 December 2024 - 23:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bekim Jashari ka dal me një reagim rreth raportimeve se Besarta Jashari, do të jetë kandidate për deputete nga Lëvizja Vetëvendosje.

    Jashari ka deklaruar se Besarta nuk do të jetë pjesë e asnjë liste të asnjë partie politike në zgjedhjet e ardhëshme.p

    “Pas interesimit të madh të mediave për një qëndrim të familjes sonë lidhur me spekulimet për mundësinë e përfshirjes së motrës sime, Besarta Jashari, si kandidate për deputete në Kuvendin e Kosovës, ju njoftojmë se Besarta nuk do të jetë pjesë e asnjë liste elektorale të asnjë partie politike në zgjedhjet e ardhshme parlamentare”.

    Tutje ai thotë se familja Jashari mbetet e palëkundur në qëndrimin e saj për të qëndruar jashtë përfshirjes aktive në partitë politike dhe proceset zgjedhore.

    “Familja jonë mbetet e palëkundur në qëndrimin e saj për të qëndruar jashtë përfshirjes aktive në partitë politike dhe proceset zgjedhore, duke ruajtur angazhimin tonë si përkrahës të paanshëm të zhvillimit të vendit tonë”.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    11 December 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark