Djali i deputetit Haxhi Shala, Flakroni i cili është emëruar Konsull i Përgjithshëm në Republikën e Çekisë, nuk është i panjohur për publikun.
Anxhelina Shala e cila paraqitej si e dashura e deputetit, pati marrë fyerje të rënda pasi pati publikuar disa fotografi ku shihet në krahët e e tij.
E pas reagimeve të shumta dhe kritikave në drejtim të Shalës dhe djalit të tij, ka reaguar edhe vetë këngëtarja Anxhelina Shala.
Ajo në llogarinë e saj në Instagram ka ironizuar me tërë këtë situatë duke postuar një foto ku shkruan “Na vjen dita edhe neve”.
Ndryshe, Ushtruesja e Detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani pak minuta më parë ka reaguar duke thënë se do ta shfuqizojë dekretin e presidentit Thaçi për emërimin e Flakron Shalës konsull në Pragë.