Reagon edhe Franca për organizatat “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut”: Qeveria e Kosovës… – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Reagon edhe Franca për organizatat “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut”: Qeveria e Kosovës…

    Insajderi
    30 June 2023 - 21:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ambasada e Francës në Kosovë po ashtu ka konfirmuar se s’u konsultua nga Qeveria e Kosovës para se t’i shpallje “Mbrojtjen Civile” dhe “Brigadën e veriut” organizata terroriste.

    Klan Kosova ka raportuar se në një përgjigje për ta, kjo ambasadë ka thënë se as nuk u informuan parparakisht.

    Ne as nuk jemi konsultuar dhe as nuk jemi informuar paraprakisht për vendimin e qeverisë së Kosovës për shpalljen e organizatave ‘Mbrojtja Civile’ dhe ‘Brigada e veriut’ si organizata terroriste.” – thuhet në përgjigjen ambasadës franceze.

    Vlen të theksohet se ShBA-ja, Gjermania e Britania e Madhe, po ashtu konfirmuan se nuk janë konsultuar. Njëjtë, edhe misioni i KFOR-it.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë u shpreh se këto dy formacione ilegale, paraqesin kërcënim serioz për rendin kushtetues dhe sigurinë e Kosovës.

    Por me këtë vendim nuk u pajtua ministri në Qeverinë Kurti për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq.

    “Ne me këtë veprim nuk japim alternativë bashkimit të institucioneve normale të cilat ne i formojmë dhe udhëheqim, për fat të keq, shpesh herë tregojmë vetëm shkopin.” – tha ai, duke përdorur figurën mes “shkopit” dhe “karrotës”.

    “Përsëri ata janë bashkëqytetarë tanë, edhe pse të manipuluar, janë qytetarë tanë. Nuk janë fajtorë sepse nuk kanë ndoshta informacione të ndryshme. Dikush e ka periudhën e menaxhimit të gjatë, unë ju tërhjek vërejtjen që kjo qasje e tillë do të na largojë më shumë, nëse ekziston mundësia që të punojmë në atë kontekst, iu kisha lut, edhe do të jem, mendoj që ky vendim në këtë moment, është vendim, do të ishte me lënë pasoja me bashkëqytetarët tanë në veri.” – deklaroi ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark