×
  • Sport
  • Sport

    Reagon Florent Muslija: Kam bërë një gabim për të cilin, natyrisht, marr përgjegjësinë, por …

    Insajderi
    10 September 2024 - 19:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Florent Muslija ka vazhduar me reagimet e tij rreth përjashtimit nga Përfaqësuesja e Kosovës.

    Ai tha se merr përgjegjësi për gabimin që ka bërë që ka lënë hotelin pa leje.

    “Aktualisht ka shumë lajme rreth meje dhe një incidenti në kombëtare. Disa pretendime janë të vërteta, disa të tjera jo. Para së gjithash: Kam bërë një gabim për të cilin, natyrisht, marr përgjegjësinë. Dy ditë para ndeshjes së Nations League kundër Qipros, kam lënë hotelin e ekipit pa leje”.

    Lojtari ka thënë se lajmet që po qarkullojnë rreth asaj që kanë dalë për të festuar nuk është i vërtetë.

    “Megjithatë, nuk kam dalë për të festuar deri vonë në një klub – por për të shkuar për darkë. Thjeshtë me dalë pak jashtë,Pa dyshim: Kjo nuk ishte ideja më e mirë dhe më e zgjuar e jetës sime. Sepse sporti i skuadrës funksionon vetëm kur të gjithë ndjekin rregullat e përbashkëta. Unë nuk e kam bërë këtë dhe për këtë kam kërkuar falje, tek trajneri dhe sigurisht edhe tek bashkëlojtarët e mi. Diçka e tillë nuk duhej të ndodhë. Dhe kush më njeh, e di që diçka e tillë nuk do të ndodhë më”, përfundon shkrimi i lojtarit që përfaqëson Kosovën.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark