Reagon Galeria Kombëtare e Kosovës për vandalizimin e veprës artistike - Insajderi
×
Kulturë

Reagon Galeria Kombëtare e Kosovës për vandalizimin e veprës artistike

Insajderi
10 November 2018 - 11:32
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Galeria Kombëtare e Kosovës ka reaguar sot pasi puna artistike e Eliza Hoxhës shumë afër këtij institucioni është vandalizuar, duke apeluar që të ndalojnë shkatërrimin e vlerave kulturore.

Ky ka qenë sot edhe reagimi i GKK-së.

“Në synimet e GKK që të zgjerojë audiencën dhe ta sjellë artin tek qytetari, duke pasur për qëllim që ta ngritë nivelin e perceptimit publik ndaj artit dhe kulturës, patëm kënaqësinë që në kuadër të bienales “Muslim Mulliqi 2018” ta kemi instalacionin “Plisi Informativ” të artistes Eliza Hoxha. Dje pasdite ky instalacion u gjet në këtë gjendje. Apelojmë te qytetarët të parandalojnë incidente të tilla të cilat e shëmtojnë qytetin dhe shkatërrojnë vlerat kulturore të Kosovës!”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark