Reagon Grabovci: Nesër shkoj vet në prokurori, e respektoj shtetin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Reagon Grabovci: Nesër shkoj vet në prokurori, e respektoj shtetin

    Insajderi
    13 September 2016 - 17:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Grabovci në një prononcim për Express ka thënë se do të shkoj vet në ora 10:00 në Prokurori për tu intervistuar rreth veprave të dyshimta penale të evidentuara nga “Dosja e Shefave”.

    “Pa dyshim, pa dyshim. Unë jam i gatshëm çdo ditë, në çdo kohë, me iu përgjigjë ftesës dhe me jap kontributin tim për tu zbardhur e vërteta”, tha Grabovci të martën, njofton Insajderi.

    Deputeti i PDK-së u shpreh i gatshëm të jap kontributin e tij “për zbardhjen e së vërtetës”.

    “Absolutisht, unë i respektoj institucione e mia dhe të shtetit tim. Angazhohem me kontribu me pas institucione të shënosha”, shtoi Grabovci.

    Grabovci tutje potencoi se për ftesën ai është informuar përmes mediave, para se Prokuroria Speciale të ia dërgoi atij ftesën për intervistim.

    Grabovci në këtë mënyrë iu është kundërpërgjigjur Prokurorisë Speciale, e cila kishte paralajmëruar se në rast të refuzimit të ftesës për seancë hetimore, do të përdorej forca për ta dërguar deputetin e PDK-së para prokurorëve.

    Intervistimi i tij parashihet të ndodhë në ora 10:00.

    Hetimet ndaj Grabovcit kanë nisur pasi Gazeta Online Insajderi publikoi një seri përgjimesh të Grabovcit, në të cilat dëshmohet se si ky zyrtar i PDK-së kishte punësuar njerëz të vetë në Policinë e Kosovës, zgjedh prokurorë e gjyqtarë. Mes tyre, Sali Mekajn e bën kryetar të Gjykatës së Apelit, Sylë Hoxhën e bën kryeprokuror të Prizrenit. /Insajderi.com

    [iframe id=”https://www.youtube.com/embed/cvOQ79xZ_BI”]

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark