
Në një intervistë të veçantë që i ka dhënë “The Guardian” në rezidencën e tij në Saylorsburg të Pensilvanisë, Fethullah Gylen është shprehur se ai i refuzon të gjitha akuzat e hedhura se ka qenë ai pas përpjekjes së të premtes mbrëma për një grusht shteti.
Ai ka thënë se bota nuk duhet t’i besoj akuzave të bëra nga presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan.
“Ka gjasa që i gjithi ky të ketë qenë një grusht shteti i inskenuar, i planifikuar për akuza të mëtejshme [kundër Lëvizjes “Hizmet”]. Turqia nuk mund të kthehet pas më, tani që i është futur rrugës së demokracisë,” deklaroi ai.
Gyleni u shpreh se ai është kundër çdo lloj ndërhyrjeje ushtarake, madje shtoi se ai e ka vuajtur përherë mbi supe çdo herë që të ketë ndodhur një e tillë në Turqi gjatë dhjetëvjeçarëve të fundit.