Zyrtari i dënuar me burg i Vetëvendosje i shuan shpresat për ndryshime: Shkoj Elezi, s’erdh Elezi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Zyrtari i dënuar me burg i Vetëvendosje i shuan shpresat për ndryshime: Shkoj Elezi, s’erdh Elezi

    Insajderi
    17 May 2022 - 12:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-drejtori i Inspektoratit të Komunës së Prizrenit, Islam Thaqi, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Themelore të Prizrenit, e cila e dënoi me tri vite burgim për veprën penale ‘keqpërdorim të pozitës’.

    “Shkoj Lumezi serdhe Elezi ?”, ka shkruar ai në ‘Facebook’-un e tij.

    Të martën, Gjykata Themelore në Prizren ka dënuar me tri vite burg dhe dy mijë euro gjobë ish-drejtorin e Inspektoriatit të Komunës së Prizrenit, Islam Thaqi, nën qeverisjen e Mytaher Haskukajt, i akuzuar për veprën penale ‘keqpërdorim të pozitës.

    E dënuar për të njëjtën vepër penale dhe me të njëjtën masë është edhe deputetja e VV-së, Jetmire Vrenezi.

    “- I akuzuari I.Th., në cilësinë e Drejtorit të Inspektoratit në Komunën e Prizrenit, duke ditur se nuk kanë të drejtë të bën rrënimin e objektit pasi i dëmtuari ka aplikuar për legalizim në përputhje me vendimin e MMPH të datës 27.08.2018, jep pëlqimin, organizon dhe merr pjesë aktive në rrënimin e objektit “Abi” Sh.P.K., në Prizren”, u bë e ditur në komunikatë.

    “E akuzuara J.V., në cilësinë e inspektores së ndërtimit duke ditur se nuk kanë të drejtë të bëjnë rrënimin e objektit të të dëmtuarit, meqë është në kundërshtim me vendimit e MMPH të datës 27.08.2018, përveç inspektimeve që kanë kryer në objektet, e akuzuara J.V., merr konkluzion mbi rrënimin e objektit “Abi Çarshia” pronë e “Abi” Sh.P.K., me nr. ……. me datë 15.07.2019”, u bë e ditur më tutje.


    Lexo edhe...
    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    04 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark