Deputeti i LDK-së, Ismet Beqiri, nuk pajtohet me akuzat e Kryetarit të Gjilanit nga rradhët e LDK-së i cili përmes një statusi në Facebook ka akuzuar Beqirin me pretekstin se ai “nuk është dashur ta marrë në shtëpi veturën e partisë”.
Shefi i grupit parlamentar të LDK-së tha se vetura është në dispozicion të partisë 24 orë dhe ekziston e drejta për përdorimin e saj.
“Nuk kam qenë në asnjë punë private me veturë, por kemi qenë me punë të partisë. Bile unë mund të them se po punoj për partinë dhe po bëj punë, e jo si disa që shesin vetëm mend dhe fjalë”, ka thënë Beiqri për Gazetën Express.