Reagon KEDS për shtyllën elektrike që po rrezikon qytetarët në një lagje në Prishtinë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Reagon KEDS për shtyllën elektrike që po rrezikon qytetarët në një lagje në Prishtinë

    Insajderi
    18 December 2021 - 18:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Që dy ditë është rrëzuar një shtyllë elektrike në lagjen “Bunari i Hajratit” në Prishtinë. Banorët e kësaj ane po ndihen të rrezikuar.

    Lidhur me këtë gjendje atje, në një përgjigje për rtv21.tv zëdhënësi i Kompanisë Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike (KEDS), Viktor Buzhala ka thënë se atje do të dërgohet një ekip për ta parë gjendjen.

    Ai tutje ka thënë se ekipa do të eleminojë çdo rrezik dhe në se është e KEDS-it do të zëvendësohet.

    “Ne do ta dërgojmë një ekipë që të shohë si është puna e asaj shtylle. Ekipa do të eleminojë çdo rrezik dhe në se është e KEDS-it do të zëvendësohet”, është përgjigjur Buzhala.

    Portali rtv21.tv ka siguruar pamje ku shihen shtylla dhe kabllot elektrike në tokë, në rrugën “Sheshi i Arbrit”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark