Reagon Kim Kardashian pasi Kanye West i kërkoi të hiqte fëmijët nga shkolla – Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Reagon Kim Kardashian pasi Kanye West i kërkoi të hiqte fëmijët nga shkolla

    Insajderi
    01 March 2024 - 11:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kim Kardashian është e mërzitur pasi Kanye West ka përdorur sërish rrjetet sociale për të treguar mosmarrëveshjet e tyre dhe ajo beson se ajo që ai po bën është e dëmshme për fëmijët e tyre.

    Kanye tha para dy ditësh:

    “Kim nxirr fëmijët e mi nga Sierra Canyon, tani është një shkollë e rreme për të famshmit që përdoren nga ‘sistemi’”, shkroi reperi me shkronja kapitale në Instagram të mërkurën mbrëma.

    Burime për TMZ thonë se Kim i regjistroi fëmijët e tyre në shkollë për 2 arsye shumë të mira:

    1. është një “shkollë fantastike”
    2. fëmijët e tyre kanë nevojë për qëndrueshmëri në jetën e tyre.

    Një burim tha: “E vetmja zgjidhje që Kanye i ka ofruar shkollës në shenjë proteste – në të cilën fëmijët kanë qenë që në moshën parashkollore ka qenë vendosja e tyre me mësues të paakredituar dhe shkollën e tij të paakredituar Donda, e cila ka qenë e mbushur me padi. “

    Burimi vuri në dukje se Kim i lejoi fëmijët e tyre të shkonin në Donda për aktivitete pas shkollës, por ndaloi kur shkolla u mbyll.

    Për më tepër thuhet se Kanye u tha fëmijëve të tij shkolla nuk është e nevojshme, diçka që e ka frustruar Kim.

    Burimet shtojnë se Kanye nuk i sheh fëmijët e tij shpesh, ndonjëherë për muaj të tërë, dhe Kim beson fort se fëmijët e tyre kanë nevojë për qëndrueshmëri, që është ajo që ajo po siguron për ata


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark