Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës ka reaguar sot ndaj një e-maili të analistit politik, Nexhmedin Spahiu dërguar KMSHK-së, ku i kishte sharë dhe fyer anëtarët e Këshillit për shkak se nuk ishte pranuar një ankesë e tij ndaj gazetës Bota Sot.
“KMSHK e konsideron të papranueshme dhe fyese gjuhën e përdorur ndaj anëtarëve të bordit nga ana e publicistit Spahiu”, shkruan në komunikatën e lëshuar për media nga KMSHK, raporton Insajderi.
Spahiu, i kishte shkruar një e-mail Këshillit të Mediave të Shkruara që përbëhët prej anëtarëve të disa gazetave dhe portaleve, duke i sharë me nënë.
“Shkoni bre n’p*** t”s’amës. Ua q**** qeni nanën te 11 anëtarëve me rend. Ju lutem percjellani 11 anëtareve kete opinion timin per nanat e tyre k****”, ka shkruar Spahiu.
Ankesa e Nexhmendin Spahiut kishte të bënte me rimarrjen e licensës për TV Mitrovica në të mirë të ankuesit. /Insajderi.com
Analisti Nexhmedin Spahiu i quan “bijë kurvash” anëtarët e Këshillit të Mediave të Shkruara