×
  • Lajme
  • Lajme

    Reagon kompania “Besa Trans” pas pretendimeve për kontrabandë me karburante

    Insajderi
    24 November 2021 - 19:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kompania ‘Besa Trans’, autobusi i të cilit bëri aksident në Bullgari ku mbetën të vdekur 45 persona ka dalë me një njoftim pas raportimeve se në bagazhin e këtij autobusi ka pasur kontrabandë me benzinë, naftë apo mjete piroteknike.

    Përmes një njoftimi në Facebook, kjo kompani ka thënë se të gjitha këto raportime janë ‘spekulime shërbejnë për qëllime keqdashëse duke u munduar që palë të caktuara të shfrytëzojnë nga tragjedia e ndodhur’.

    Tutje thuhet se kapaciteti total i autobusit ka qenë 450-500 litra naftë për shfrytëzim të vetë autobusit, duke theksuar se në asnjë mënyrë nuk ka pasur rezervuar rezervë për qëllime kontrabanduese

    “Si agjension njoftojmë të gjithë opinionin, familjarët e të të ndjerëve dhe të lënduarve nga rasti tragjik, se autobusi në asnjë mënyrë nuk ka pasur bagazh për kontrabandë me benzinë, naftë apo mjete piroteknike, të gjitha këto spekulime shërbejnë për qëllime keqdashëse duke u munduar që palë të caktuara të shfrytëzojnë nga tragjedia e ndodhur, kapaciteti total i autobusit ka qenë 450-500 litra naftë për shfrytëzim të vetë autobusit, dhe në asnjë mënyrë nuk ka pasur rezervuar rezervë për qëllime kontrabanduese, edhe njëherë lusim mediat që mos i përdorin këto dezinformata që edhe më shumë t’i lëndojnë familjarët, por edhe që bëhet pengesë për procesin e hetuesisë e cila u njoftua edhe zyrtarisht, detajet më të hollësishme i presim nga procesi hetues”, thuhet në njoftimin e tyre.

    Kujtojmë se media maqedonase Alsat ka raportuar se ka dyshime se në autobusin e “Besa Transit” ka mundësi të jetë transportuar lëndë djegëse nga e cila ka rënë zjarri në pjesën e përparme të automjetit.

    Ekspertët e trafikut, duke përfshirë sekretarin e sigurimit të qytetit të Pernikut, Vasko Pirgov, thanë se autobusi ka qenë dizel, karburant që shumë vështirë mund të shpërthejë për të shkaktuar një shpërthim kaq të fuqishëm.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark