Reagon kompania që u pa duke larguar rrethojat në Lakrishtë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Reagon kompania që u pa duke larguar rrethojat në Lakrishtë

    Insajderi
    25 April 2025 - 21:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Disa persona janë parë duke larguar një rrethoj ndarëse në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë, të njëjtit me pas hypin në një kombi.

    Por, që pas kësaj ka reaguar një kompani duke thënë se e gjitha është keqkuptim.

    Nga kompania “Selmans Network” janë vendosur rrethojat në këtë hapësirë dhe janë hequr përkohësisht.

    Sipas përfaqësuesve të kompanisë, njëra prej rrethojave është hequr përkohësisht për qëllime rregullimi teknik, ndërkohë që procesi i vendosjes së tyre do të vazhdojë deri tek rrethi, konform planit të miratuar më herët.

    “Do ta vlerësonim shumë nëse videoja do të largohej ose të paktën të publikohej me një shpjegim të saktë,” thuhet në reagimin e kompanisë, duke shtuar se gjithçka është dokumentuar me fotografi të fazës së punimeve.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark