Ditë më parë në rrjetet sociale kanë qarkulluar dy fotografi, ku shihet një tren i kompanisë zvicerane SBB me mbishkrimin në gjuhën angleze “Kosovo is Albania” (Kosova është Shqipëri).
Mirëpo kompania zvicerane ka reaguar duke e quajtur fotomontazh kompjuterike, që sipas tyre është bërë nga persona të panjohur, raporton medium zviceran 20min.ch.
“Kjo është një fotografi montazhe vulgare, realizuar nga njerëz të panjohur me ,programe kompjuterike”, ka thënë zëdhënësi i SBB Jean-Philippe Schmidt.
Reagimi i kompanisë ka ardhur pas shumë reagimeve të disa njerëzve të tronditur, të cilët kanë bërë pyetje për vërtetësinë e këtyre mbishkrimeve vizuale. “Ose arsyeje pse ish-qeveria federale do të përfshinte veten në këtë lojë, duke e ditur se shumë komunitete nga Ballkani jetojnë në Zvicër”. /Insajderi.com/