Reagon kryediplomati turk: Turqia është e gatshme të bëjë gjithçka për ta ulur tensionin – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Reagon kryediplomati turk: Turqia është e gatshme të bëjë gjithçka për ta ulur tensionin

    Insajderi
    01 August 2022 - 00:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Mevlut Çavusoglu ka ndërhyrë me një telefonatë pas ngjarjeve të fundit në veri të Kosovës.

    Cavusoglu njoftoi se ka biseduar në telefon me homologët e tij, ministren, Donika Gërvalla dhe ministrin e Serbisë, Nikolla Selakoviq.

    “Fola me homologët e mi serb dhe kosovar në lidhje me tensionin e fundit. Paqja dhe stabiliteti në Ballkan kanë qenë gjithmonë prioritet për Turqinë”, shkroi Cavusoglu në Twitter

    Kryediplomati turk tha se “tensionet e reja nuk do ta ndihmojnë askënd”.

    “Turqia është e gatshme të bëjë gjithçka që është e nevojshme për ta ulur tensionin”, thuhet në reagimin e Cavusoglut.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark