Reagon kryetari i Malishevës, i del në mbrojtje Limajt: Fjala jote ka vlerë, je largpamës si në luftë ashtu dhe në liri - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Reagon kryetari i Malishevës, i del në mbrojtje Limajt: Fjala jote ka vlerë, je largpamës si në luftë ashtu dhe në liri

    Insajderi
    21 February 2025 - 14:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati ka reaguar përmes një postimi në Facebook duke i dal në mbrojtje liderit të Nisma-s, Fatmir Limajt.

    Kastrati është shprehur krenar me Limajn, pas sulmeve që mori rreth deklaratës së tij për koalicion të mundshëm me Albin Kurtin.

    “Fjala jote ka vlerë, ka peshë dhe ka impakt, Kryetar Limaj, sepse vet personaliteti e rrugëtimi juaj jetësor është i tillë; çlirimtar me vlerë, lider me peshë, përherë unifikues e gjithmonë largpamës, si në luftë ashtu dhe në liri.

    Krenar me ty dhe krah teje sot e përherë, Kryetar”, ka shkruar ai. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark