Reagon Loredana pas daljes nga BBVA, tregon arsyen pse shkoi në dasmë - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Reagon Loredana pas daljes nga BBVA, tregon arsyen pse shkoi në dasmë

    Insajderi
    15 April 2025 - 09:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish banorja e Big Brother, Loredana Brati, ka reaguar me një shkrim të gjatë në Instagram.

    Ajo u shpreh falënderuese për TCh-në dhe për të gjithë ata që besuan tek ajo.

    “Faleminderit nga zemra të gjithëve! Faleminderit dhe përqafime të ngrohta mirënjohjeje familjes së Top Channellit…, gjithmonë të palodhur e të duruar. Faleminderit atyre që besuan tek unë, atyre që më deshën me të gjitha ngjyrat e mia”, transmeton Insajderi.

    “’Ky Big Brother’ mua më rriti, më bëri më të pjekur, më mësoi gjithçka…” – shkruan ajo, duke premtuar se do të vazhdojë të jetë versioni më i mirë i vetes së saj.

    Në fund, theksoi edhe arsyen pse ka marrë pjesë në dasmën e Gjestit dhe Eglit.

    “Shkova në dasmë për të treguar Lorin zemërbardhë, me etikë… çdo veprim ka një arsye brenda meje. Dua të më kuptoni”, përfundoi ajo.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark