Reagon ministrja Haxhiu ndaj Vuçiqit e Vulinit që po e kërcënojnë Kosovën me luftë për shkarkimin e gjyqtares - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Reagon ministrja Haxhiu ndaj Vuçiqit e Vulinit që po e kërcënojnë Kosovën me luftë për shkarkimin e gjyqtares

    Insajderi
    24 March 2022 - 20:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Albulena Haxhiu, ministre e Drejtësisë në Kosovë thotë se Lilana Stevanoviq, cenoi integritetin e sistemit gjyqësor në vendin tonë, derisa presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe ministri serb i mbrojtjes Aleksandar Vulin, thanë se me shkarkimin e kryetares së Gjykatës Themelore në Mitrovicë sot u bë hapi i parë i përfshirjes së Serbisë në luftë me Kosovën.

    Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu ka reaguar pas vendimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës për suspendimin e kryetares së Gjykatës Themelore në Mitrovicë Lilana Stevanoviq. Nëpërmjet një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook, Haxhiu thotë se veprimi i  Stevanoviq “është shkelje dhe cenon integritetin e sistemit gjyqësor”.

    Suspendimi i Stevanoviqit vjen pasi ajo kishte marrë pjesë në një takim në Beograd me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ku ishin të pranishëm edhe përfaqësues të tjerë të serbëve të Kosovës.

    “Kryetarja dhe gjyqtarët e Gjykatës Themelore në Mitrovicë e kanë për obligim të veprojnë vetëm në përputhje ne Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe legjislacionin në fuqi dhe jo të tallen me institucionet. Çfarëdo veprimi sikur ai në takim me Vuqiq është shkelje dhe cenon integritetin e sistemit gjyqësor”, tha Haxhiu.

    “Vendimi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës për suspendimin e kryetares së Gjykatës Themelore në Mitrovicë është i drejtë dhe në përputhje me ligjin për përgjegjësitë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve prandaj edhe si të tillë e ka mbështetjen tonë”, shtoi ajo.

    Veprimi i tillë nga ana e institucioneve të Kosovës ka ngjall reagime në Beograd.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark