Kryesia e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës së Apelit, për rastin Drenica I dhe II.
Në një komunikatë për media, OVL e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka thënë se drejtësia ndërkombëtare, përmes mekanizmave të ashtuquajtur të drejtësisë, vazhdimisht ka organizuar komplote kundër luftëtarëve të UÇK-së.
‘’Drejtësia ndërkombëtare, përmes mekanizmave të ashtuquajtur të drejtësisë, vazhdimisht ka organizuar komplote kundër luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës’’.
Sipas tyre të njëjtën gjë ka bërë poashtu dhe Gjykata e Apelit.
‘’Edhe Gjykata e Apelit, e dëshmoj këtë me vendimin katastrofal që mori sot në rastin Drenica I dhe II, sepse të gjithë komandantët dhe ushtarët e UÇK-së të Zonës Operative të Drenicës, i shpallë fajtorë duke i dënuar pa asnjë provë, vetëm me deklaratën e një dëshmitari të mbrojtur, të vërtetuar në gjykatë se ka probleme mendore’’.
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së veç tjrash bën thirrje bartësve të institucioneve të drejtësisë në vend, ‘’që të merren me fajtorët e vërtetë, ata që terrorizuan popullin shqiptar me dekada dhe që kryen masakrat më të tmerrshme në fundshekullin e 20-të, deri në shkallën e gjenocidit’’ thuhet në komunikatë