Reagon Peci pasi u intervistua si i dyshuar për hajni: Kosova ka Zot - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Reagon Peci pasi u intervistua si i dyshuar për hajni: Kosova ka Zot

    Insajderi
    28 May 2025 - 10:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Bujqësisë në detyrë, Faton Peci, ka reaguar pas intervistimit si i dyshuar lidhur me kontratën për mbetje shtazore nga ana e hetuesisë së posaçme të Policisë së Kosovës.

    Peci me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ ka prezumuar pafajësinë e tij, duke thënë se “epilogu i këtij procesi do të jetë i njohur”, shkruan Insajderi.

    U jam mirënjohës për shprehjen e shqetësimit si dhe për solidaritetin e treguar gjatë ditës së djeshme, me rastin e intervistimit tim nga organet e rendit dhe drejtësisë. Me theks të vecantë, ju drejtohem 133,987 qytetarëve që më kanë dhuruar gjënë më të shenjtë; besimin!

    Jam i bindur që epilogu i këtij procesi do të jetë i njohur për ju sikurse është i njohur për rreth 30 mijë fermerë, që përfitojnë në baza vjetore subvencione dhe grante e që njëherit janë dëshmitarët më të vëmendshëm në cdo cep të Kosovës. Ata, më së miri e dinë se në funksion të kujt, e kam kryer detyrën zyrtare”, thuhet në reagimin e tij.

    Çdo shkronjë, fjalë, si në të shkruar ashtu edhe e thënë, është e qasshme për secilin që ka interesim.  Kosova, si vend i bekuar ka një popull të mrekullueshëm, e mbi qiellin e kësaj toke e këtij populli, ka Zot”, përfundon reagimi i tij. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark