Reagon Presidenti i Federatës Spanjolle: Finalja luhet … - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Reagon Presidenti i Federatës Spanjolle: Finalja luhet …

    Insajderi
    25 April 2025 - 23:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Federatës Spanjolle të futbollit, Rafael Louzan, ka konfirmuar se finalja e Kupës së Mbretit ndërmjet Barcelonës dhe Real Madridit do të zhvillohet.

    Finalja do të luhet të shtunën nga ora 22:00.

    “Do të luhet finalja, jam shumë i qetë”, ka deklaruar Louzan, shkruajnë të premten mediumet spanjolle.

    Kjo deklaratë e presidentit të Federatës Spanjolle vjen pasi Real Madridi vendosi që të mos marrë pjesë në asnjë prej ngjarjeve zyrtare para finales së Kupës së Mbretit.

    Reali është i pakënaqur me arbitrin Ricardo De Burgos Bengoetxea, i cili do ta ndajë drejtësinë në finale, si dhe me arbitrin e VAR-it, Pablo Gonzalez Fuertes.

    Klubi mbretëror kërkoi nga Federata Spanjolle që t’i zëvendësojë të dy arbritrat. Por një gjë e tillë u refuzua nga Federata Spanjolle.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark