Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas vdekjes së legjendes gjermane Franz Beckenbauer.
Rama theksoi se me ikjen e tij shuhet një tjetër legjendë e gjallë e sportit më të dashur në botë.
“Kaiser Franz ishte si një valltar i dalë nga koreografitë e mjeshtrave të baletit modern në qendrën e mbrojtjes së Gjermanisë, ku ngriti kupën e botës e më pas, si një personazh i letërsisë gjermane në këmbë përpara stolit të Bundesmanschaft-it, kur e udhëhoqi Gjermaninë drejt një tjetër kupe të botës”.
Tutje Rama ka thënë se me ikjen e tij shkëputet një copë e bukur e fëmijërisë
“Me ikjen e tij shuhet një tjetër legjendë e gjallë e sportit më të dashur në botë dhe shkëputet një tjetër copë e bukur e fëmijërisë sonë, atëherë kur futbolli ndërkombëtar ishte vetë bota në Shqipërinë e burgosur brenda mureve të komunizmit”,tha Rama në rrjetin e tij në Facebook.