
Rrjeti i pajtimit KOMRA ka reaguar pasi Shërbimi Sekret serb (BIA) ka marrë në pyetje gazetarin Adriatik Kelmendi i cili ishte pjesëmarrës në Forumin e XIV-të për drejtësinë tranzicionale në vendet post-jugosllave në Beograd.
KOMRA ka bërë thirrje BIA-s serbe që të të ndërpresë veprimet e bisedave informative për avokuesit e pajtimit rajonal.
”Disa vite pa ndërprerë secilën herë nëpër kalime kufitare, aeroporte ose në arritjen në Beograd, inspektorët e BIA-s zhvillojnë biseda informative me gazetarin Adriatik Kelmendi, avokuesin publik të pajtimit rajonal, drejtorin e televizionit Klan Kosova, me seli në Prishtinë, duke e pyetur për arsyet e ardhjes dhe qëndrimet e tij politike”, thuhet në reagimin e KOMRA-s.
Po ashtu në reagim thuhet se me sjellje të këtilla BIA po e dëshmon se janë të çoroditur.
“Me sjelljet e këtilla, BIA vërteton se është fjala për një institucion plotësisht të çoroditur, gjysmë privat, in cili vazhdon të sillet ndaj qytetrarëve të Kosovës me dyshime dhe poshtërim”, thuhet në reagim.