×
  • Lajme
  • Insajderi

    Reagon Shërbimi Korrektues pas hulumtimt të Insajderit për punësimin e militantëve të VV-së

    Insajderi
    07 April 2022 - 16:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gazeta Insajderi ka arritur të sigurojë listën e plotë të 50 kandidatëve të pranuar në Shërbimin Korrektues të Kosovës, ku u zbulua një rrjet i ri i punësimeve të militantëve të partisë në pushtet të Lëvizjes Vetëvendosje.

    Pas hulumtimi të Gazetës Insajderi ka reaguar Shërbimi Korrektues i Kosovës.

    Njoftimi i plotë:

    Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik se në konkursin për Zyrtar Korrektues, komisioni përzgjedhës duke u bazuar në rregulloren për procedurat e rekrutimit për Zyrtar Korrektues ka zhvilluar procedurën e rekrutimit dhe ka shpallur rezultatet e vlerësimit të kandidatëve.

    Komisioni përzgjedhës ka qenë i pavarur dhe profesional, dhe nuk ka pasur as edhe presionin më të vogël gjatë përzgjedhjes.

    Në këtë procedurë të rekrutimit nga 620 kandidatë janë përzgjedhur 50 zyrtarë korrektues, pas publikimit të listës brenda afatit prej 30 ditësh, janë pranuar 16 ankesa, Komisioni i Ankesave ka shqyrtuar dhe vendosur në të gjitha rastet, ankesat janë refuzuar, kandidatët janë udhëzuar që kanë të drejtë ankese në Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil.

    Mbas kësaj, Shërbimi Korrektues i Kosovës u bënë thirrje të gjithë atyre personave të cilët pretendojnë se gjatë procedurës se rekrutimit ka pasur ndonjë shkelje, të njëjtat t`i përcjellin tek organet kompetente.

    Lexo edhe:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark