Policia e Kosovës mbrëmë ka zhvilluar një aksion policor në veri të vendit ku mbylli pesë objekte të komunave ilegale.
Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, pas kësaj tha se se hapat e fundit nga Kosova rrezikojnë përshkallëzim të mëtejshëm.
“Deklarata për hapat e fundit të njëanshëm dhe të pakoordinuar në veri nga autoritetet e Prishtinës, duke rrezikuar përshkallëzim të mëtejshëm”, shkroi Stano në X krahas deklaratës.