“Mediat e regjimit në Serbi po pompojnë artificialisht dhe me urdhër rëndësinë e madhe të formimit të Asociacionit të Komunave Serbe në mënyrë që çdo humbje në negociatat në Bruksel të paraqitet në mënyrë të rreme si fitore nga Vuçiq”, shkroi ish-Presidenti i Serbisë, Boris Tadiq në Twitter për raundin e sotëm të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, shkruan Insajderi.
“Qytetarët serbë duhet ta dinë se Asociacioni nuk është fitore”, ka thënë ai.