Reagon Varhelyi pas vendimit të Kosovës për heqjen e dinarit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Reagon Varhelyi pas vendimit të Kosovës për heqjen e dinarit

    Insajderi
    02 February 2024 - 15:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi ka reaguar pas vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës për të ndaluar përdorimin e dinarit serb.

    Përmes një postimi në platformën X, Varhelyi shprehet se Komisioni Evropian shpreh keqardhje që ky vendim është miratuar pa konsultim paraprak duke pasur parasysh ndikimin që ky vendim mund të ketë në jetën e përditshme të serbëve të Kosovës.

    “Pikëpamja e Komisionit për rregulloren e fundit të Bankës Qendrore të Kosovës e cila ishte caktuar të hynte në fuqi më 1 shkurt 2024: Komisioni shpreh keqardhje që ky vendim është miratuar pa konsultim paraprak duke pasur parasysh ndikimin që ky vendim mund të ketë në jetën e përditshme të serbëve të Kosovës”, shprehet ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark