Vëllai i Donjeta Pajazitajt, Shkëlqimi, ka reaguar pasi Gjykata Supreme e liroi të akuzuarin kryesor për vrasjen e motrës së tij.
Në një postim në Facebook, Shkëlqim Pajazitaj tha se me këtë vendim u tregua sa e fëlliqur është drejtësia.
Reagimi i plotë i tij:
Drejtesia e kosoves edhe njeher vertetoi se sa e fëlliqur eshte, edhe nje here vertetoi se njërzillaku nuk po ekzistojka, e vertetoi qe njerzimi qe punon aty e SHESIN fytyren e tyre per para.
Nga sot e tutje ne nuk kemi besim as ne Polici, Gjykat e as ne Prokurori kur qe 7 vite nuk kenë ne gjendje me e zbulu te verteten
Keta me shumë jane te interesuar te marin nje page nga shteti sesa te vën drejtesi ne vendin e tyre.
I akuzuari për vrasjen e Donjeta Pajazitaj, Naser Pajazitaj, është liruar pas shtatë viteve paraburgim.
Lajmin për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar avokati i tij, Ahmet Tahiri.
“Po është liruar Naseri pas 7 viteve paraburgim. Së shpejt do ta kemi vendimin në formë të shkruar do të japim detaje tjera”, tha avokati i Naser Pajazitajt, Ahmet Tahiri.
Ndërkohë që kujtojmë se Donjeta Pajazitaj në vitin 2015 ishte privuar nga jeta në bjeshkët e Strellcit në mënyrë mizore të cilën vrasje pretendohet se e ka kryer Naser Pajazitaj, kushëri i saj.