Reagon vëllau i 22-vjeçares shqiptare që u vra nga i dashuri i saj: Nuk më tregonte për problemet, për herë të fundit e takova… - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Reagon vëllau i 22-vjeçares shqiptare që u vra nga i dashuri i saj: Nuk më tregonte për problemet, për herë të fundit e takova…

    Insajderi
    02 April 2025 - 18:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me vrasjen e shqiptares Ilaria Sula në Itali.

    Ish-i dashuri i saj filipinas ka pranuar se është ai autori i krimit, duke treguar edhe se si ndodhi ngjarja. Ai e goditi Ilarian disa herë me thikë në apartamentin ku ishin takuar, përpara se ta mbyllte në një valixhe dhe të përpiqej të zhdukte trupin. Shkak për vrasjen u bënë konfliktet e tyre të fundit, për shkak të të cilave Ilaria i kishte kërkuar të ndaheshin, transmeton Insajderi.

    Nga ana tjetër, vëllai i 22-vjeçares shqiptare, Leon Sula ka treguar se ka folur me motrën e tij dy javë më parë kur ajo kishte shkuar për t’i takuar në Terni, por shtoi se nuk i ka treguar për asnjë problem që mund të ketë pasur me të dashurin. Ai tregoi se të dashurin e motrës e njihte vetëm pak.

    “Nuk mund ta shpjegojmë. Pse e bëri? Nuk e kuptojmë pse e bëri, vetëm ai e di. Kam folur me motrën herën e fundit dy javë më parë, sepse ajo erdhi të na vizitojë në Terni. Ajo ishte e qetë dhe nuk më thoshte për problemet. Pastaj vetëm mesazhe. Të dashurin e saj e njihja, ishin një vit bashkë por u ndanë”, thotë Leon, Tch.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark