Tash e disa afate kalimtare emri më i përfolur është ai i Kylian Mbappes dhe i të ardhmes së tij.
Nuk kishte si të ndodhte ndryshe as në këtë janar, mirëpo kjo mund të jetë hera e fundit, shkruan Gazeta Express.
Kontrata e futbollistit me Paris Saint-Germanin do të përfundojë në fund të këtij edicioni dhe ai pritet të vendosë së shpejti për të ardhmen e tij.
Sërish për shërbimet e francezit në garë ka hyrë Real Madridi që asesi të dorëzohet.
Sipas mediave spanjolle, “Los Blancos” kanë bërë lëvizjen e fundit për Mbappen, duke ofruar 133 milion euro.
Ndërkohë, mediat franceze kanë zbuluar edhe paktin mes sulmuesit dhe klubit francez, për të cilin vetë futbollisti foli pas fitimit të Superkupës.
Gjithçka lidhet me bonueset e sezonit të Kilian Mbape që kapin vlerën 80 milion euro.
Nëse largohet, kjo shifër do t’i mbetet kampionëve francezë, ndërsa nëse rinovon, atëherë këto para do të kalojnë në llogarinë e Mbappe-s.
Këtë vit, një tjetër telenovel na pret mes Kylian Mbappes e Real Madridit.