Real Madrid synon të përforcohet me tre lojtarë para Kupës së Botës për Klube - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Real Madrid synon të përforcohet me tre lojtarë para Kupës së Botës për Klube

    Insajderi
    12 May 2025 - 09:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Real Madridi dëshiron të forcojë skuadrën e tij përpara se të fillojë Kupa e Botës për Klube në muajin qershor.

    Klubi mbretëror pritet të nënshkruajë tre lojtarë, me fokus një mbrojtës të djathtë, qendërmbrojtës dhe mbrojtës i majtë, shkruan Insajderi.

    Sipas mediumit El Chiringuito, Trent Alexander-Arnold është objektivi primar. Klubi gjithashtu dëshiron një qendërmbrojtës dhe një mbrojtës të majtë.

    William Saliba, Ibrahima Konate dhe Dean Huijsen janë përmendur të gjithë për qendër të mbrojtjes, por këto marrëveshje nuk ka gjasa të jenë të lehta.

    Alvaro Carreras dhe Jorrel Hato janë gjithashtu në vëzhgim. Megjithatë, të dy lojtarët mund të jenë të shtrenjtë dhe të vështirë për t’u nënshkruar para turneut.

    Real Madridi po punon me një orar të ngjeshur, pasi Kupa e Botës për Klube fillon në mesin e qershorit dhe zgjat rreth një muaj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark