Real Madridi e ka siguruar kualifikimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
“Los Blancos” barazuan 1:1 me Leipzigun në shtëpi në ndeshjen e kthimit në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve.
Por, madrilenët kaluan tutje pasi triumfuan 0:1 në ndeshjen e parë në Gjermani.
Pjesa e parë u mbyll pa gola të shënuar, ndërsa Vinicius Junior kaloi vendasit në epërsi në minutën e 65-të.
Por, vetëm tre minuta më pas, Orban barazoi shifrat.
Deri në fund, Leipzig tentoi të shënonte golin që do ta dërgonte ndeshjen në vazhdime, por nuk arriti dot.