“Real Madridi erdhi për ta shkatërruar futbollin”, shefi i La Ligas i ashpër me Florentino Perez – Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    “Real Madridi erdhi për ta shkatërruar futbollin”, shefi i La Ligas i ashpër me Florentino Perez

    Insajderi
    02 February 2025 - 18:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Real Madridi dhe Barcelona po vazhdojnë ta çojnë përpara idenë e Superligës Evropiane, ani pse kjo po shkakton diskutime të mëdha.

    Sidoqoftë, ideja e krijimit të Superligës ka marrë një përgjigje negative dhe një nga kritikët më të mëdhenj është presidenti i La Ligas, Javier Tebas.

    Ai foli kundër kësaj në një intervistë për El Pais, aty ku veçanërisht e akuzoi presidentin e Real Madridit, Florentino Perez.

    “Gjëja e parë është që ta bëjmë të qartë se kush qëndron mbrapa saj, që duket se nuk duan ta thonë kurrë: është Florentino Perez. Ne duhet të shfaqim fytyrat tona. Gjëja e dytë, nuk është serioze që ne kemi tri formate për tri vite”.

    “Ne nuk mund të flasim se si ta shpëtojmë futbollin, ashtu siç tha presidenti Perez dhe po e bën këtë. Është shumë jo serioze të prezantosh një format të tillë që nuk flet për qeverisjen”, ka thënë Tebas fillimisht.

    “Është shumë serioze. Nëse do të ishte e zbatueshme, gjë që nuk është e zbatueshme. Kjo dhemb sepse imagjinoni: gjatë javës, futboll falas dhe në vikend, ligat nacionale, futboll i paguar?”.

    “A mendoni se futbolli i lirë do të ishte i zbatueshëm në Spanjë? Nuk është? Jam i sigurt se bën dëm të pabesueshëm”.

    “Më shumë se sa shpëtimi i futbollit, misioni duket që është se Real Madridi do ta shkatërrojë futbollin”, përfundoi ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark