Real Madridi fiton me mjaft vështirësi ndaj Celta Vigos, vazhdon garën për titull në La Liga - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Real Madridi fiton me mjaft vështirësi ndaj Celta Vigos, vazhdon garën për titull në La Liga

    Insajderi
    04 May 2025 - 16:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Real Madridi ka shënuar fitore me rezultat 3-2 në shtëpi ndaj Celta Vigos në kuadër të javës së 34-të në La Liga.

    ‘Los Blancos’ e nisën për mrekulli takimin duke arritur që ta mbyllin pjesën e parë me një epërsi prej dy golash.

    Për t’i dhënë avantazhin vendasve u përkujdes Arda Guler (33’) i cili realizoi një gol spektakolar për rezultatin 1-0.

    Vetëm disa minuta më vonë Real Madrid gjeti edhe golin e dytë, kësaj radhe përmes Kylian Mbappe i cili realizoi për 2-0 në minutën e 39-të të takimit.

    Me të filluar pjesa e dytë Mbappe e gjeti golin e dytë personal në këtë takim duke shënuar për 3-0 pas asistimit të Guler.

    Kur dukej se ndeshja kishte mbaruar, mysafirët ia dolën të shënojnë dy gola të shpejtë për të ngjallur frikë në ‘Santiago Bernabeu’.

    Javën e ardhshme Real Madridi do të luajë ‘El Clasicon’ e katërt të sezonit ndaj Barcelonës, ndeshje e cila mund ta mbyllë apo ta hap sërish garën për titull


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark