Real Madrid raportohet se është i etur për të nënshkruar me mbrojtësin e Bolognas, Riccardo Calafiori, gjatë kësaj vere.
22-vjeçari është lidhur me një sërë klubesh këtë verë dhe performancat e tij kanë tërhequr vëmendjen e kampionë spanjollë po ashtu.
Sipas një raportimi nga Fichajes, reprezentuesi italian ka një klauzolë lirimi prej 30 milionë eurosh dhe Real Madridi natyrisht që i ka “muskujt” për ta përballuar koston e transferimit të tij.
“Los Blancos” janë lidhur edhe me lojtarë si Leny Yoro gjithashtu, por mbrojtësi francez me shumë gjasë do të kushtonte më shumë.
Do të jetë interesante për t’u parë nëse Real Madridi do ta formalizojë interesimin e tyre për Calafiorin me një ofertë konkrete këtë verë.
Calafiori e ka potencialin për t’u shndërruar në një mbrojtës të klasit botëror dhe një transferim tek Real Madridi do ta përshpejtonte zhvillimin e tij.
Gjiganti spanjoll e ka shprehur një vullnet për të investuar në lojtarë të rinj në moshë gjatë viteve të fundit, teksa italiani mund të jetë një aset i çmuar për Ancelottin sidomos duke marrë parasysh se mund të luajë edhe si mbrojtës i majtë.
Calafiori është ftuar gjithashtu edhe nga përzgjedhësi i Italisë, Luciano Spalletti, për Kampionatin Evropian 2024, ku mbrëmë (15 qershor) ndaj Shqipërisë u aktivizua nga minuta e parë.