Real Madridi interesohet për nënshkrimin e yllit të madh të Borussia Dortmundit - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Real Madridi interesohet për nënshkrimin e yllit të madh të Borussia Dortmundit

    Insajderi
    14 December 2024 - 14:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Real Madridi thuhet se është i interesuar për nënshkrimin e qendërmbrojtësit Nico Schlotterbeck nga Borussia Dortmund.

    Mbrojtësi 25-vjeçar gjerman është lidhur me një lëvizje për të forcuar mbrojtjen qendrore të Real Madridit, pas problemeve të shumta të Los Blancos në këtë repart.

    Schlotterbeck ofron një prani të fortë fizike dhe shkathtësi. Edhe pse kryesisht një qendërmbrojtës, ai mund të luajë edhe në anën e majtë të mbrojtjes.

    Përshtatshmëria e tij e bën atë një opsion tërheqës për organizimet taktike të Real Madridit dhe në veçanti trajnerit Carlo Ancelotti.

    Këtë sezon, Schlotterbeck ka luajtur në mbi 1,800 minuta në 20 ndeshje për Dortmund, duke dëshmuar rëndësinë e tij në një ekip konkurrues të Bundesligës.

    Paraqitjet e tij të vazhdueshme e kanë ngritur profilin e tij në mesin e top klubeve dhe është bërë një reprezentues i rregullt i Gjermanisë. /Telegrafi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark