Real Madridi ka piketuar yllin e Liverpoolit si objektiv për ta përforcuar mbrojtjen - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Real Madridi ka piketuar yllin e Liverpoolit si objektiv për ta përforcuar mbrojtjen

    Insajderi
    24 January 2025 - 16:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Real Madridi ka pasur sukses në aspektin e transferimit të disa prej lojtarëve më të mirë në botë si lojtar të lirë, dhe në mesin e gjithë këtyre thashethemeve tashmë është bërë e ditur se Trent Alexander-Arnold do të jetë i radhes që do të transferohet falas në Madrid. 

    Liveprooli është paralajmëruar për këtë situatë dhe do të duhet të jenë të kujdesshëm për të evituar një situatë të ngjashme. 

    Pjesë e strategjisë tek Real Madridi është që të identifikojnë lojtarë të cilët po shkojnë drejt përfundimit të kontratave të tyre dhe se ata duhet të shprehin interesim për t’u bërë pjesë e tyre. 

    Kështu ka ndodhur me disa emra si Antonio Rudiger, David Alaba dhe natyrisht, Kylian Mbappe. 

    Edhe pse ata nuk ia dolën që ta transferojnë Alphonso Davies në këtë mënyrë, ‘Los Blancos’ do të vazhdojnë të ndjekin lojtarë të tjerë me të njëjtën strategji. 

    I radhës mund të jetë mbrojtësi i Liverpoolit, Ibrahima Konate. Siaps Caught Offside, Real Madridi po e përcjellë nga afër situatën e Konates dhe bisedimet e tij të kontratës me Liverpoolin. 

    Teksa ‘Të Kuqtë’ janë të etur që të avancojnë për një marrëveshje të re me francezin, me atë aktuale që skadon në 2026, ende nuk e kanë bërë këtë. 

    Për këtë arsye, Real Madridi së bashku me Paris Saint-Germainin kanë filluar të eksplorojnë mundësinë për të vlerësuar nëse janë krijuar kushtet për transferimin e tij./Telegrafi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark