×
  • Sport
  • Sport

    Real Madridi konfirmon lëndimin e Mbappes, mësohet se sa do të mungojë sulmuesi

    Insajderi
    12 December 2024 - 16:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Real Madridi duket se nuk mund të pushojë për sa i përket lëndimeve këtë sezon. Los Blancos deri më tani kanë pësuar 27 lëndime në 23 ndeshje këtë sezon, dhe i fundit që është prekur është Kylian Mbappe.

    Sulmuesi francez u tërhoq të martën pas gjysmë ore lojë ndaj Atalantës, pasi hapi rezultatin në Bergamo.

    Trajneri Carlo Ancelotti tha se nuk besonte se lëndimi ishte i rëndë, por pas testeve të sotme (e enjte) është konfirmuar nga klubi se ai ka një dëmtim muskulor.

    “Pas analizave të bëra sot tek lojtari ynë Kylian Mbappe nga shërbimet mjekësore të Real Madridit, ai është diagnostikuar me një dëmtim në kofshën e këmbës së majtë”, thuhet në njoftim.

    Sipas Diario AS, Mbappe do të mungojë rreth 10 ditë, gjë që do ta mbante jashtë përplasjeve të tyre kundër Rayo Vallecano, finalen e Kupës Ndërkontinentale dhe ndeshjen e tyre të fundit të vitit ndaj Sevilla.

    Megjithatë, e përditshmja me bazë në Madrid ka vënë në dukje se ai nuk përjashtohet përfundimisht nga një finale kundër njërës prej Pachuca ose Al-Ahly të mërkurën e ardhshme.

    Nuk do të ishte hera e parë që një lojtar i Real Madridit është rikuperuar para kohe, me Los Blancos që tentojnë të sigurojnë kohë më të gjata rikuperimi për të lehtësuar presionin mbi lojtarin dhe stafin mjekësor.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    12 December 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark