Real Madridi po shqyrton mundësinë e transferimit të sensacionit spanjoll - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Real Madridi po shqyrton mundësinë e transferimit të sensacionit spanjoll

    Insajderi
    02 May 2025 - 18:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Real Madridi ka vuajtur në pozitën e mbrojtësit të majtë gjatë tërë sezonit, por raportimet e fundit nga kryeqyteti spanjoll bëjnë me dije se ata mund të lëvizin për dikë për çmimin e duhur. 

    Fillimisht ata kishin planifikuar që të nënshkruanin me Alphonso Davies nga Bayern Munichu si lojtar i lirë, por bavarezët ia dolën që të rinovojnë kontratën e tij. 

    Ani pse ka qenë një problem gjatë tërë vitit, krahu i majtë i mbrojtjes nuk është nënvizuar si një prioritet për ‘Los Blancos’ këtë verë. 

    Tani, Diario AS ka raportuar se ‘Los Blancos’ po konsiderojnë mundësinë e transferimit të Benficas, Alvaro Carreras. 

    Gjiganti portugez e vlerëson lartë atë dhe do të kërkonin të paktën 60 milionë euro për ta lënë të lirë të largohet në fund të sezonit. 

    Real Madridi nuk ka për synim që të paguajë atë shumë, por ata besojnë se mund ta marrin më lirë. 

    Carreras u transferua tek Benfica për gjashtë milionë euro nga Manchester United, por ‘Djajtë e Kuq’ kanë klauzolën e riblerjes prej 18 milionë eurosh për 22-vjeçarin, i cili nuk është në planet e klubit anglez. 

    Ata besojnë se Unitedi do të ishte i gatshëm ta ekzekutonte atë klauzolë dhe më pas ta shisnin atë për 30-35 milionë euro, duke dyfishuar paratë e tyre. 

    Carreras ka kapur syrin e të gjithëve këtë sezon, veçanërisht pas paraqitjes së tij në Ligën e Kampionëve ndaj Barcelonës dhe Atletico Madridit. 

    Këtë sezon futbollisti spanjoll ka katër gola dhe pesë asistime në 47 paraqitje, duke dëshmuar një nivel të lartë si në fazën defanzive ashtu edhe në atë ofanzive.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark