×
  • Lajme
  • Lajme

    Real Madridi po synon transferimin e një qendërmbrojtësi nga Bundesliga

    Insajderi
    22 September 2024 - 12:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Real Madridi po synon që ta përforcojë mbrojtjen, në afatin kalimtar të janarit ose më së largu në verë.

    Kampioni në fuqi i Evropës është duke konsideruar nënshkrimin e Castello Lukeba, sipas Jose Felix Diaz të Marca.

    Los Blancos tashmë kanë analizuar paraqitjen e fundit të francezit kundër Atletico Madrid në Ligën e Kampionëve.

    Plani i klubit është të shkojë për një qendërmbrojtës të ri mes dështimit për të nënshkruar me Leny Yoro verën e kaluar dhe dëmtimin e Joan Martinez në fund të sezonit.

    Lukeba është qendërmbrojtësi 21-vjeçar i RB Leipzig me këmbë të majtë. Vlera e tij e vlerësuar është 40 milionë euro dhe marrëveshja e tij aktuale me skuadrën e Bundesligës skadon vetëm në vitin 2028.

    Mbrojtësi bëri debutimin e tij për kombëtaren e Francës vitin e kaluar dhe konsiderohet si një nga mbrojtësit e rinj më të mirë në Evropë. /Telegrafi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark