Real Madridit nuk merr pjesë në ceremoninë e "Topit të Artë" - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Real Madridit nuk merr pjesë në ceremoninë e “Topit të Artë”

    Insajderi
    22 September 2025 - 17:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot do të zbulohet fituesi i ri i Topit të Artë, por atmosfera rreth çmimit mbetet e mbushur me polemika, me Real Madridin që vazhdon të mbajë inat që nga koha kur e fitoi Rodri, e jo lojtari i tyre Vinicius Junior.

    Sipas MARCA, organizatorët e France Football kanë mbajtur kontakte me drejtuesit e Real Madridit, duke shpresuar që klubi madrilen të përfaqësohet në galanë e madhe që zhvillohet në Teatrin Chatelet, Paris. Megjithatë, qëndrimi i bardhezinjve nuk ka ndryshuar.

    Madrilenët e kanë humbur besimin tek ky çmim që sezonin e kaluar, kur Vinicius Jr. mbeti pa trofe pavarësisht sezonit të jashtëzakonshëm.

    Një takim i zhvilluar në korrik në Madrid nuk solli asnjë rezultat, dhe përpjekjet e fundit të organizatorëve nuk mjaftuan për të ndryshuar vendimin e klubit.

    Në Valdebebas, kritikat ndaj ndryshimeve të fundit në sistemin e votimit janë të forta, me bindjen se prestigji i çmimit është zvogëluar.

    Në këtë edicion, nga kampi madrilen favoritët kryesorë për trofeun janë Kylian Mbappé, Vinicius Jr. dhe Jude Bellingham, por me emra si Lamine Yamal dhe Ousmane Dembele, që shihen më afër trofeut. Në garë janë edhe emra të tjerë si Thibaut Courtois për portierin më të mirë.

    Edhe këtë herë, Real Madridi pritet të mungojë në sallë, duke e parë pjesëmarrjen si të panevojshme, sidomos për shkak të ndeshjes që e pret skuadrën e Xabi Alonsos të martën kundër Levantes.

    Duket se inatet e vitit të shkuar nuk kanë kaluar, kur drejtuesit e Real Madridit dhe ylli i tyre Vinicius Junior, pasi e kuptuan se nuk do ta ftojnë, nuk u paraqitën fare në mbrëmjen gala.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark