Real Madridi kishte nisur ta përgatiste terrenin për Kylian Mbappen që nga muaji janar.
Gazetari sportiv italian, Fabrizio Romano e kishte bërë një propozim të kontratës qysh në muajin e kaluar, ndërsa së fundmi janë zgjidhur edhe detajet e fundit, përcjell “Gazeta Express”.
Në këtë periudhë nuk kishte negociata mes futbollistit dhe ndonjë klubi tjetër pasi krejt fokusi i tij ishte tek klubi mbretëror spanjoll.
Mbappe do ta marrë një shumë të lartë parash për nënshkrimin e kontratës, ndërsa rroga e tij vjetore do të jetë e ngjashme me ato të Vinicius Junior e Jude Bellingham.
Të drejtat e imazhit do të finalizohen pasi të jenë gati krejt dokumentet dhe në momentin e duhur.
Mbappe kështu do ta realizojë ëndrrën për të përfunduar në “Santiago Bernabeu” si lojtar i Real Madridit, ku do të shkojë si lojtar i lirë pasi do t’i skadojë kontrata me Paris Saint-Germainin.