Real Madridi ka rastin që të tejkalojë rivalin Barcelona si ekipi më i suksesshëm në historinë e Ligës së Kampionëve nëse ata arrijnë që të mposhtin Atleticon në finale.
Reali dhe Barca kanë fituar nga katër herë këtë garë në këtë format që e njohim tani.
Barcelona e mposhti Arsenalin në Francë në vitin 2006 për të fituar për herë të parë Ligën e Kampionëve, ndërsa nën drejtimin e Pep Guardiolas ata e fituan këtë titull edhe në vitin 2009 dhe 2011.
Ata po ashtu janë ende kampion në këtë garë, pasi mposhtën Juventusin në Berlin vitin e kaluar me rezultat 3 me 1, shkruan Goal.com
Reali, që është 10 herë kampion i Evropës, është katër herë kampion në formatin e tanishëm të Ligës së Kampionëve, andaj finalja e Milanos është shans i mirë për “mbretërit” të kalojnë Barcelonën./Insajderi.com