Realiteti i hidhur i grave shqiptare: Burri pi cigare, bashkëshortja ngarkohet me dru në shpinë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Shqipëri/Rajon

    Realiteti i hidhur i grave shqiptare: Burri pi cigare, bashkëshortja ngarkohet me dru në shpinë

    Insajderi
    03 February 2023 - 10:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një video e postuar në Instagram nga gazetarja Alma Çupi, po përhapet me shpejtësi në rrjet. Në të shfaqet një grua e cila, mbi kurriz ka të vënë një sasi të madhe dru zjarri, e ndërsa në anën tjetër shihen dy burra duke pirë cigare, pa u shqetësuar për zonjën dhe peshën e rëndë që ajo mban mbi supe.

    “A i mban dot ato dru, si ti kanë lënë ty”, pyet gazetarja, ndërsa gruaja nga fshati Xibër i Klosit vetëm buzëqesh.

    Video mund ta shihni KËTU

    Më pas kamerën e kthen tek dy burrat që ndodhet pranë zonjës dhe i drejtohet njërit prej tyre: “Mirë mo, si ti pi cigare ajo mban drutë”.

    Në komentet në postim kanë vërshuar zemrëratat dhe mallkimet ndaj burrit që pinte cigare dhe faktit sesi realiteti i gruas shqiptare nuk ka ndryshuar aspak, dhe pse jemi në 2023./albeu


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark