Rebelët marrin nën kontroll qytetin Dabiq - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Rebelët marrin nën kontroll qytetin Dabiq

    Insajderi
    16 October 2016 - 13:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rebelët e mbështetur nga Turqia kanë marrë kontrollin e qytetit Dabiq nga grupi militant Shteti Islamik (IS), ka thënë grupi monitorues dhe rebelët.

    Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut, organizatë me bazë në Londër, ka thënë sot se rebelët, e mbështetur nga avionët luftarakë turk dhe artileria, kanë marrë nën kontroll Dabiq-in pasi luftëtarët e IS-it janë “tërhequr” nga kjo zonë.

    Rebelët kanë thënë se e kanë marrë këtë qytet pas “luftimeve të ashpra” me militantët e IS-it.

    Dabiq që gjendet rreth 10 kilometra larg kufirit me Turqinë, ka qenë nën kontrollin e militantëve të IS-ot që prej gushtit të vitit 2014.

    Ky qytet i vogël është i rëndësishëm për propagandën e IS-it për shkak të profetësisë për betejën apokaliptike, shkruan rel.

    Avancimi në Dabiq është pjesë e një ofensive të madhe të grupeve rebele të mbështetur nga Turqia në veri të Sirisë. Përmes kësaj ofensive po tentohet që të merren territore nga IS-i dhe të ndalohet avancimi i milicive kurde, të cilat Turqia k konsideron zgjatje të separatistëve kurdë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark