Rebelë kurd dhe arab, të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë marrë thuajse tërësisht nën kontroll një qytet të rëndësishëm në Siri që deri më tani ka qenë duke u kontrolluar nga Shteti Islamik.
Qyteti Manbij ndodhet në një udhëkryq të rrugëve në jug të kufirit turk dhe ka qenë nën kontrollin e ISIS-it që dy vite, njofton BBC.
Disa militantë të kësaj organizate terroriste vazhdojnë të jenë në qendër të qytetit, ka thënë një grup monitoruesish britanik.
Të enjten, presidenti i ShBA-ve, Barack Obama, tha se ISIS ka pësuar humbje të mëdha kohëve të fundit dhe është dobësuar. Por sipas tij, kjo organizatë vazhdon të paraqet kërcënim për sigurinë globale./Insajderi.com