Rebelët sirianë ndërprejnë diskutimet për paqe - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Rebelët sirianë ndërprejnë diskutimet për paqe

    Insajderi
    03 January 2017 - 07:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Grupet rebele siriane kanë njoftuar sot se kanë ngrirë diskutimet për paqe të garantuara nga Rusia dhe Turqia për shkak të “shkeljeve” të armëpushimit nga forcat qeveritare.

    Qeveria ka intensifikuar sulmet përreth Damaskut dhe Alepos më 2 janar derisa ata kanë bërë përpjekje të sigurojnë furnizuesit me ujë të këtyre qyteteve.

    Në një komunikatë të dërguar mediave, grupet rebele kanë thënë se çdo avansim territorial nga ushtria dhe milicitë e përkrahura nga Irani do t’i jepnin fund përpjekjeve për rifillim të bisedimeve për paqe, por edhe vet armëpushimit që garantohet nga Rusia dhe Turqia, i cili ka hyrë në fuqi më 30 dhjetor.

    Rusia dhe Turqia, që përkrahin dy palë të ndryshme në këtë luftë, kane qenë duke punuar në organizimin e bisedimeve për paqe në kryeqytetin kazak, Astana, përpjekje këto që së fundi e kanë marrë përkrahjen edhe të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

    Por, armëpushimi i fundit është shkelur, njejtë sikur marrëveshjet tjera për ndalimin e luftimeve.

    Komunikata e rebelëve thotë se shkeljet kryesore janë bërë në një rajon veriperëndimor të Damaskut, në zonën e kontrolluar nga rebelër, Wadi Barada.

    Qeveria siriane në anën tjetër ka thënë se rebelët kanë pasur cak infrastrukturën e furnizimit me ujë, duke shkaktuar rrjedhje të naftës me qëllim helmimin e ujit dhe më pas ndërprerjen e furnizimit me ujë.

    OKB thotë se katër milionë njerëz në kryeqytetin sirian kanë mbetur pa ujë prej 22 dhjetorit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark