Reçica: Dështimi i demarkacionit s’e çon vendin në zgjedhje – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Reçica: Dështimi i demarkacionit s’e çon vendin në zgjedhje

    Insajderi
    19 March 2017 - 14:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i PDK-së, Elmi Reçica, ka thënë se dështimi i votimit të Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi, nuk do të shfrytëzohet si shkas për të shkuar në zgjedhje të jashtëzakonshme.

    “Është çështje e Qeverisë së Kosovës se kur do të procedohet për miratim në Kuvendin e Kosovës Marrëveshja për Demarkacion. Ne nuk kemi ende ndonjë konfirmim zyrtar se kur do të procedohet nga ana e Qeverisë, por demarkacioni nuk do të shfrytëzohet si shkas për zgjedhje të jashtëzakonshme”, ka thënë deputeti Reçica në një intervistë për Deutsche Welle.

    Ai ka thënë se raportet mes Kosovës dhe Malit të Zi janë shumë të mira, dhe çështja e demarkacionit nuk ka ndikuar në zbehjen e tyre.

    “Duhet theksuar edhe raportet e shkëlqyera të Republikës së Kosovës me Malin e Zi, i cili e ka mbështetur vazhdimisht në fusha dhe forma të ndryshme Republikën e Kosovës – si në nismat rajonale ashtu edhe në organizatat ndërkombëtare. Këto raporte janë intensifikuar në vazhdimësi dhe çështja e demarkacionit nuk ka ndikuar fare në këto raporte”, ka shtuar Reçica.

    Çështja e demarkacionit, sipas tij, është betejë e argumenteve mes ekspertëve të brendshëm të Kosovës, për shqyrtimin e humbjes apo jo të territorit të Republikës së Kosovës.

    “Kjo nuk ka të bëjë fare me Malin e Zi. Përkundrazi Qeveria e Malit të Zi ka ofruar bashkëpunim të jashtëzakonshëm për tejkalimin e kësaj situate”, ka thënë ai./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark